Ballina Politika Berisha: Rama nuk u pranua në Davos! Mesazhi ishte i qartë: mos...

Berisha: Rama nuk u pranua në Davos! Mesazhi ishte i qartë: mos guxo, nuk do të shoh surratin

30
0

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk ishte pranuar që të merrte pjesë në Davos për ‘Planin e Paqes’. Sipas Berishës, edhe vetë Trump e kishte bërë të ditur se 2-3 persona nuk mund të ishin pjesë e këtij samiti, që sipas tij, një prej tyre ishte Rama.

“Edi Rama i cili tundi një ftesë që i erdhi Shqipërisë, nuk e shfrytëzoi dot. Përkundrazi, mesazhi ishte i qartë: mos guxo, nuk do të shoh surratin. Ai mbeti i padëshiruar në Europë dhe botë. Asnjë njeri nuk mund t’i besojë një mashtrimi të tillë,” tha Berisha, duke shtuar se situata ishte evidente gjatë kohës kur Rama pretendonte se parlamenti kishte ratifikuar një vendim për Planin e Paqes.

Ish-kryeministri theksoi gjithashtu se presidenti amerikan përdor vizitat e tij për të shprehur mesazhe të qarta, por Rama, sipas Berishës, nuk ka pasur mundësi të përfshihej. “Absolutisht asnjë lidhje nuk ka mes Ramës dhe aktit madhor të themelimit të bordit të Paqes. Ai u ndalua në atë sallë historike dhe nuk mund të ishte pjesë e procesit,” deklaroi Berisha.