Drejtori i Hetimit Tatimor, Anton Martini ka reaguar pas disa lajmeve te publikuara ne media qe permendin emrin e tij ne skandalin e hackerimit te emaileve te SPAK. Martini i ka cilesuar lajmet si te paverteta dhe dashakeqe dhe njofton se per kete ceshtje ka kontaktuar dhe me prokurorin e ceshtjes.
Reagimi i plote i Martinit
“Në lidhje me përmendjen dashakeqe të emrit tim në disa shkrime të publikuara sot, që më lidhin me çështjen e daljes së disa akteve nga email-i i Prokurorisë së Posacme, sqaroj se nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë dijeni për këtë fakt, në asnjë rrethanë.
Për këtë arsye, kam kontaktuar edhe prokurorin e çështjes, të cilit i shpreha shqetësimin tim lidhur me këto shpifje të pabazuara.
Gjithashtu, si ish-koleg i tyre, shpreh mbështetjen time të plotë për punën dhe integritetin e Prokurorisë së Posacme”, sqaron në reagmin e tij drejtori i Hetimit Tatimor, Anton Martini.







