Ballina Aktualitet E dënuara, Irena me 3 mbiemra, sfidon KLGJ-në: Ju s’më shkarkoni dot

E dënuara, Irena me 3 mbiemra, sfidon KLGJ-në: Ju s’më shkarkoni dot

37
0

E dënuar në Greqi dhe e dëbura për falsifikim të pasaportës dhe vizës gjyqtarja me 3 mbiemra Irena – Gjoka – Maneku – Shpata sfidon Kontrollin e Lartë të Drejtësisë I cili ka në dorë shkresën e Prokurorisë së Përgjithshme që vërteton se magjistratja është dënuar me burg në Greqi dhe është dëbuar për falsifikim të pasaportës dhe vizës.

Në një reagim të saj Maneku se një vendim dënimi i dhënë në Greqi nuk mund të sjellë pasoja juridike në Shqipëri dhe nuk përbën shkak për shkarkim nga detyra.
Gjyqtarja thekson se as Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka bazë për të nisur procedim disiplinor.

‘Vendimi i dënimit jo i formës së prerë konsiderohet i paqenë dhe nuk mund të përbëjë shkak për mbarimin e mandatit tim si gjyqtare,’ thekson ajo, duke shtuar se çdo procedim disiplinor do të ishte i pavlefshëm edhe për shkak të kalimit të afatit 5-vjeçar”

Por për kujtesë të gjyqtares Irena Maneku Shpata  sjellim ish anëtarin e Gjykatës së Lartë Admir Thanza I cili u dënua me 9 muaj burg për falsifikim të formularit të vetëdeklarimit. Thanza nuk kishte përfshirë në formularin e vetëdeklarimit  dënimin me 40 ditë burg për vjedhje në Itali në vitin 1999. Thanza u shkarkua në 2019.

Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u përdor për të burgosur liderët e opozitës nga Sali Berisha, Ilir Meta e të tjerë konifrmohet edhe zyrtarishtë nga Prokuroria e Përgjithshme ka fshehur në formularin edhe shkarkimin nga KLD-ja e drejtuar nga Berisha. Pra fakte që e bëjnë të papërshtatshme qëndrimin në detyrë dhe e ekspozojnë përballë konsumimit të veprës penale.Jo vetëm kaq gjyqtarja sfidon dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë duke deklaruar se nuk I lejohet të hetojë.

Prej më shumë se dy vjetësh, lideri i opozitës Sali Berisha por edhe gazetarët, kanë publikuar dokumentete autentike, që vërtetojnë se Irena Gjoka është dënuar në datën 7 korrik të vitit 2005 me 3 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë nga Gjykata e Janinës për falsifikim dokumentash.

Tashmë mbetet në duart e KLGJ se cili do të jetë fati I kësaj gjyqtareje, teksa paralelisht SPAK ka regjistruar një procedim penal ndaj saj por pa emrin e Gjokës.

Reagimi i Irena Gjokës

Çmoj të theksoj se, në të gjithë përmbajtjen e vendimit të Gjykatës së Janinës të dhënë ndaj meje, nuk përmendet në asnjë moment përcaktimi i shkeljes së pretenduar si të kryer nga unë, e natyrës “penale”, por ajo cilësohet në të gjitha rastet si një “vepër”, “shkelje” e cila parashikohet nga paragrafi 7 i nenit 54 të Ligjit nr. 2910/2001 me titull “Hyrja dhe qëndrimi i të huajve në Territorin Grek” dhe jo nga Kodi Penal.

Si konkluzion, në mungesë të dijenisë, nuk mund t’i përgjigjesha me “po” pyetjeve në formular që kanë të bëjnë me hetimin, gjykimin apo dënimin nga Gjykata e Janinës. 

Në rastin konkret vendimi i dënimit nuk është i formës së prerë dhe si rrjedhojë  ai nuk ka asnjë vlerë juridike në Territorin e Republikës së Shqipërisë.

Nuk kam asnjë ndalesë që të ushtroj funksione publike në bazë të ligjit për dekriminalizimin dhe kam plotësuar saktë formularin e dekriminalizimit bazuar në njohuritë që kisha në momentin e plotësimit të këtij formulari.

Vendimi i dënimit i dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Janinë, nuk më është njoftuar asnjëherë dhe  nuk ka marrë formë të prerë, jo vetëm për shkak të mosnjoftimit por edhe për shkak të miratimit në vitin 2005 të Ligjit nr.3346, datë 17.6.2005,  i cili shfuqizonte vendimet jo të formës së prerë  dhe linte pa fuqi të gjitha vendimet  e dënimit me më pak se gjashtë muaj burgim. Autoritetet greke të drejtësisë, nëpërmjet letërporosisë, siç u theksua më sipër kanë dërguar shkresën me nr.363 Prot, datë 13.06.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë, Zyra e Hetuesit, nga përmbajtja e së cilës rezulton se: Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Pare me Tre Anëtarë për kundravajtjet, Janinë, nuk u ekzekutua sipas aktit të prokurorit me nr.492/2005 dhe vendimi u depozitua në arkivë në përputhje me nenin 32, parg.1 dhe 2 të Ligjit nr.3346/2005. Për këtë arsye, ky vendim nuk është regjistruar asnjëherë në regjistrin e gjendjes gjyqësore për shkak se ai nuk mori formë të prerë dhe u arkivua nga prokurori.

Si konkluzion, vendimi i dënimit jo i formës së prerë i Gjykatës së Shkallës së Parë Janinë nuk mund të përbëjë shkak për mbarimin e mandatit tim si gjyqtare, sepse ky vendim nuk cenon kushtet e zgjedhshmërisë. Në kushtet e analizuara më sipër, ky vendim konsiderohet si i paqenë.

Nga analiza e sipërcituar, rezulton qartë se ILD nuk mund të fillojë procedim  disiplinor ndaj meje, në funksionin e gjyqtares, sepse nuk provohet se  kam kryer një vepër penale, vendimi i dënimit nuk sjell asnjë pasojë juridike. Përtej diskutimit të sipërcituar, ILD-se nuk i lejohet të fillojë një procedim disiplinor pas 5 vjetëve nga koha kur ka ndodhur shkelja e pretenduar.