Ballina Europë Goditet banda kriminale, trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali. Arrestohen 9 persona

Goditet banda kriminale, trafikonin drogë nga Shqipëria në Itali. Arrestohen 9 persona

1
0

Një operacion kundër trafikut të drogës ka çuar në arrestimin e nëntë personave në Itali.

Ky operacion vjen pas hetimeve të zhvilluara prej gati një viti nga autoritetet italiane. Rrjeti i trafikut të drogës ishte shtrirë në Shqipëri dhe Forggia.

Sipas mediave italiane, lidhja me anëtarët e grupit kriminal në Foggia ishte një shqiptar, nga i cili u blenë lëndët narkotike, nëpërmjet  ndërmjetësimit të shqiptarëve të tjerë që banonin në veri të Italisë. Nëntë të arrestuarit do të përballen me akuza për bashkëpunim në trafikun e drogës dhe shpërndarje droge.