Nga Basir Çollaku
Për tre ditë Edi Rama i braktisur aty ku duhej të ndodhej zyrtarisht, në Davos, zhurmoi dynjanë duke sajuar një “samit binesi” në Vlorë e Tiranë, privatisht, duke shfrytëzuar vizitën e vajzës së presidentit amerikan, Ivanka Trump, për bizneset e investimet në Shqipëri, të lajmëruara shumë kohë më herët, në vizitat e mëparshme. Duket se lobingjet, e truket burokatike, nuk shkuan më larg, se një emër në ftesë, ku Begaj është gjithnjë gati për mënjanim e parnim roli. Por firma shqip për Bordin e Paqes ishte e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e ftuar më vonë, por e gjendur më shpejt në podium më kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Kushner dhe bashkëshortja e tij kanë qenë disa herë në Vlorë, dhe jo vetëm, njëlloj edhe vizita e fundit, nuk kishte aspak domosdoshmëri shoferllëkun e pakërkuar të Edi Ramës. Kryeministri u përpoq të shfrytëzojë “Bordin e Paqes” për pak paqe amerikane në favor të vetvetes, por keqpërdorimi propagandistik i vizitës së vajzës së Presidentit, duket se nuk i ofroi dobinë e pretenduar. Rama në Davos nuk do ta kishte mundësinë të ulej në tryezën e lakmuar për shkak alfabeti të emrit të vendit përfaqësues, ngjitur me presidentitn amerikan, duke u ngazëllyer për hapin mbi ylber të hedhur në marrëdhëniet me Uashingtonin. Motivet dhe shkaqet nuk janë anonime.
Ai është prodhues i tyre. Aty gjendej edhe Aleks Soros, duke kërkuar të ftonte borxhlinjtë e tij evropianë, ku Rama është në kryelistë, të bëheshin bashkë kundër Trump.Njëherësh ndihet i depresuar edhe nga dallditë e tij kineze, teksa ndihej i lakmuar nga interesi i Pekinit. Por një ditë pas fitrmave të themeluese, presidenti Trump tërhoqi ftesën për Kanadanë, kryeministri i së cilës kërkonte mes dilemave të paqarta aleancë tregtare me Kinën. Ëndërra amerikanë ishte në Davos dhe jo në Vlorë. Rama do kishte lënë edhe Zotin pa pritur, nëse do i realizonte pritshmëritë për dhënie dore, foto, e krekosje në tryezën e madhe.
Por kur e ke biletën me datë skadence, do sajosh përralla për të mbajtur me gajret të dremiturit dhe uriturit e partisë. Tani duhet të bëhet gati për dhënie hesapesh të mëdha penale. Nis me Ballukun, ku me datë 28 janar, të lëshosh lejen për arrest drejtësisë, me kërkesën e Strukturës së Posaçme në tavolinë. Nëse përpiqet të mbajë litarin shtërnguar, po tërheq vetvarjen. Amerikanët zyrtarisht kanë një agjendë për priotritet e adminsitratës së tyre në Tiranë.
Luftë krimit të organizuar, bandave të trafikut të drogës, narkoterrorizmit, pastrimit të parave dhe ortakëve të tyre në organizata mafioze ndërkomëbtare. Ky pushtim narkotik dhe kthimi i vendit në fuqi droge, nuk do të ishte i mundur pa Edi Ramën.
Në parlament KM, me një fjalor rrugësh, i çatrafiluar gjithandej, nuk e ndihmoi as shoferllëku i pakërkuar, por dihaste nga astma e rënduar, prej asaj çfarë did he çfarë e pret…







