Ballina Aktualitet Kalaja rrëzon pretendimet e gënjeshtërta të Irena Gjokës në KLGJ

Kalaja rrëzon pretendimet e gënjeshtërta të Irena Gjokës në KLGJ

13
0

Nga Adriana Kalaja

Faktet penale janë kokëforta për Irenën me 3 mbiemra.. ..

Pasi vrasësit me pagesë përgjatë këtyrë ditëve, shkumuan dukë bërë gati skenën e krimit, nuk mund të mungonte me prezencën e saj, porositësja dhe pagatorja e këtyre krimeve të rënda kundër Shtetit Ligjor të së Drejtës.

Vetë, Irena me 3 mbiemra.

Çfarë thanë vrasësit me pagesë dhe së fundmi edhe vetë Irena me 3 mbiemra në “ankimin” në KLGJ?

1. Se nuk ishte lejuar padrejtësisht të kalonte kufurin me vizë të rregullt, ndërkohë provat poshtë, vendimet e dy Gjykatave të Janinës, flasin qartë për falsifikim vize dhe vule në pashaporte.

2. Se nuk kishte dijeni për hetimin dhe gjykimin, ndërkohë sipas vendimeve të mëposhtme të Gjykatës Administrative të Athinës dhe asaj të Janinës, KËRKUESE, eshtë vetë Irena me 3 mbiemra.

3. Se prokura e mëposhtme tregon se:

a. Ishte në dijeni për dy ekspulset, dhe se Irena me 3 mbiemra, e gënjeu prap sot KLGJ.
b. Data në prokurorë është 31.03.2003, pra para se të fliste media në mars 2024 e vijim, dhe se Irena me 3 mbiemra gënjen edhe kur gënjen.

4. Se ndërkohë që bën ankimin në Gjykatën e Athinës, pra ka qenë në dijeni të hetimit dhe gjykimit, është Gjykata e Athinës që shpall moskompetencën për shkak se vepra penale kishte ndodhur nën juridiksionin e Gjykatës së Janinës.
5. Se përveç pashaportës në 24.12 2002, fakt për të cilin nuk është lejuar të kalojë në 2003, ka falsifikuar në 3 raste Formularin e Vetëdeklarimit:
a. Në kuadratin e një vendimi të formës së prerë nga një shtet i huaj.
b. Në kuadratin e dëbimit nga një shtet i huaj.
c. Në kuadratin e procedimit penal në një shtet të huaj.

5. I gjithë ky falsifikim në mosdeklarim, është kryer në mënyrë vijuese, duke e bërë krim në vazhdim:
a. Në vitin 2019 për procesin e Vettingut.
b. Në vitin 2022 kur u zgjodh Kryetare e GJKKO.
c. Gjatë procesit kundra Z. Sali Berisha (2024).

Ndaj vrasësit me pagesë, sa më shumë të shkumojnë, aq më shumë bindin publikun se kush e ka porositur këtë krim të rëndë kundër Sistemit të Drejtësisë.
Fakti se Irena me 3 mbiemra, është kapur në vigjilje të Festës së Krishtlindjeve, në datë 24.12.2004, tregon se edhe Zoti e ka dënuar.

Ndaj sot, e vetmja këshillë “miqësore”, ashtu si dikur ja dhashë atij që ndodhet te Burgu I Durrësit, por nuk më dëgjoi, është të zgjedhë një avokat të mirë e të bashkëpunojë me drejtësinë, edhe për vepra të tjera penale, se mbase i ulet dënimi.

Mos ti paguajë këta për show, por mund ti marë edhe këta “avokatët” që e mbrojnë si klientët e tyre, që Irena me 3 mbiemra po i gjykon
PS: Nuk e di çfarë lidhje ka dhe pse më vijnë shumë sms, ku më thonë se Irena me 3 mbiemra po gjykon edhe investitorin strategjik Pëllumb Gjoka !?