Ballina Aktualitet Tenderat milionësh/ Si AKSHI dhe KPP vazhdojnë të favorizojnë kompanitë e Ermal...

Tenderat milionësh/ Si AKSHI dhe KPP vazhdojnë të favorizojnë kompanitë e Ermal Beqirit

35
0

Pavarësisht hetimit të SPAK që zbuloi një grup të strukturuar kriminal, që urdhëronte rrëmbimin e biznesmenëve dhe i detyronte në kërcënim të tërhiqeshin nga tenderat, AKSHI në bashkëpunim me Komisionin e Prokurimeve Publike vijojnë të favorizojnë kompanitë e Ermal Beqirit apo kompani të kontrolluara në mënyrë të tërthortë prej tij. Ky i fundit është i shpallur në kërkim si një nga krerët e grupit kriminal bashkë me Ergys Agasin.

Le ta shohim hap pas hapi mënyrën sesi AKSHI dhe KPP favorizojnë kompanitë e Beqirit.

Më poshtë janë renditur 10 shembuj për procedura prokurimi të AKSHI:

Mirëmbajtje e sistemit FER për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me numër reference REF-54454-07-11-2025
Ndërtimi i Sistemit Informatik të Menaxhimit të Proceseve të Brendshme për Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Institucioneve të vartësisë (IEVP) dhe infrastrukturës hostuese, me numër reference REF-49169-05-27-2025
Përmirësimi dhe Integrimi i Sistemeve të Menaxhimit të Informacionit për Ndihmën Ekonomike, Personat me aftësi të Kufizuar dhe Shërbimit Social, me numër reference REF-30573-11-21-2024
Biletimi qendror Online për Muzetë dhe Sitet e Trashëgimisë Kulturore. Përmirësimi i sistemit të Biletimit elektronik dhe platforma e shitjes së biletave, me numër reference REF-31427-12-02-2024
Përmirësim i platformës së shërbimit konsullor online, me numër reference REF-49032-05-26-2025
Mirëmbajtje e Regjistrave Profesional Mjekësor (infermieri, mjeku, stomatologu, farmacisti), me numër reference REF-69187-11-17-2025
“Përmirësimi i Sistemit të Pagesave E-Dëmshpërblimeve”, me numër reference REF-54458-07-11-2025
Mirëmbajtja e Sistemit Informatik të Menaxhimit Financiar (AFMIS) – Për Ministrinë e Financave, me numër reference REF-54889-07-15-2025
Mirëmbajtje e Sistemit të Thesarit dhe Blerje Licence Oracle për Ministrinë e Financave, me numër reference REF-65994-10-21-2025
Ngritjen e sistemit për regjistrin elektronik të titujve akademik, gradat shkencore dhe revistës shkencore që botohet në Republikën e Shqipërisë, me numër reference REF-57932-08-12-2025

 

 

Të gjithë këto tendera të shpallur nga AKSHI kanë një kriter përjashtues. I fitojnë vetëm kompanitë që kanë certifikatat e sigurisë OSI dhe CSP.

Konkretisht nëpërmjet kriterit:

“punonjësit e operatorit ekonomik fitues të jenë të pajisur me certifikatën përkatëse të sigurisë CSP; personat e certifikuar përshtatshëm dhe të autorizuar specifikisht dhe me certifikatë OSI, individi përgjegjës për personelin e pajisur me CSP të operatorit ekonomik; për kryerjen e brifimit të sigurisë për të gjithë rrethin e individëve të parashikuar pajisur me CSP. Të gjithë punonjësit e paraqitur sipas kriterit duhet të jenë të pajisur me certifikatë sigurie (CSP) të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar“

Por pse vendosen këto kritere? Ndalemi vetëm në një tender;

“Mirëmbajtje e Sistemit Ruda, me numër reference REF-54898-07-15-2025”, i cili është për regjistrin e gjedheve. Sipas kritereve të vendosura nga AKSHI kërkohet staf me certifikata sigurie CSP dhe OSI.

Për çfarë nevojiten certifikatat e sigurisë së AKSIK për një tender që lidhet me bagëtitë?

Përgjigjja është e thjeshtë. Në këtë mënyrë favorizohet Ermal Beqiri.

Ndaj SPAK, teksa heton grupin kriminal brenda AKSHI-t që zhvat miliona euro, duhet të hetojë edhe këto aspekte të tjera, që implikojnë zyrtarë të lartë shtetërorë.