Ballina Politika Vangjeli: 7 vjet nga tërmeti shkatërrimtar, Bashkia e Tiranës përjashton qytetarët nga...

Vangjeli: 7 vjet nga tërmeti shkatërrimtar, Bashkia e Tiranës përjashton qytetarët nga e drejta e kompensimit

25
0

Qytetarët që humbën banesat e tyre nga tërmeti i vitit 2019 vazhdojnë të përballen me mungesë zgjidhjesh dhe burokraci në programin e rindërtimit. Sipas zëdhënëses së Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, shumë pronarë ende nuk kanë marrë kompensim ose ndihmë për banesat e tyre.

Një rast konkret vjen nga Njësia Administrative nr. 6, Kombinat, ku një banore e Tiranës është pronare legjitime e një apartamenti 45 m² në godinën nr. 164. Pas shpalljes së godinës si e pabanueshme, Bashkia Tiranë e ka skualifikuar nga përfitimi i nënprogramit të grantit të rikonstruksionit, duke argumentuar se nuk plotësonte kriteret ligjore.

Banorja ka paraqitur ankimim, por deri tani nuk ka marrë zgjidhje.

Sipas Vangjelit, situata ka lënë dhjetëra familje pa ndihmë dhe ka krijuar ndjenja të braktisjes dhe zhgënjimit ndaj institucioneve.

Ajo thekson se, pas 7 vitesh dhe miliona eurosh të shpenzuara, shumë qytetarë ende mbeten pa shtëpi dhe se institucionet duhet të ofrojnë zgjidhje konkrete, jo vetëm justifikime burokratike.

Deklarata e plotë:

Kanë kaluar 7 vite nga tërmeti shkatërrimtar i vitit 2019 por ende sot, shumë qytetarë nuk kanë gjetur zgjidhje për pronat e tyre,

Një rast konkret denoncimi vjen nga një banore e Tiranës, në Njësinë Administrative nr. 6, Kombinat.

Denoncuesja është pronare legjitime e një apartamenti prej 45 m², në godinën nr. 164, pronësi e vërtetuar me certifikatë të rregullt pronësie.

Pasi godina u shpall e pabanueshme pas tërmetit, qytetarja u njoftua nga Bashkia Tiranë, se ishte skualifikuar nga përfitimi i nënprogramit të grantit të rikonstruksionit.

Denoncuesja ka paraqitur ankimimin e saj, por përgjigjja e Bashkisë ka qenë se ajo nuk përfiton për shkak të ‘mosplotësimit të kushteve dhe kritereve’, sipas akteve ligjore dhe nënligjore të rindërtimit.Pyetja që ngrihet është:

Çfarë duhet të bëjë kjo qytetare për të përfituar nga granti i rindërtimit të banesave të reja në Njësinë Administrative nr. 6?

A duhet të humbasë edhe vitet e jetës duke u endur pas dyerve të bashkisë dhe gjykatave?

Kanë kaluar 7 vite, janë shpenzuar miliona euro, ndërsa dhjetëra familje vijojnë të mbeten pa zgjidhje.

Shumë qytetarë ndjehen të braktisur nga shteti dhe të mashtruar nga propaganda zyrtare.

Institucionet duhet të japin zgjidhje konkrete, jo justifikime burokratike.

Propaganda nuk ndërton shtëpi..