Ballina Kulturë Zbulime të reja në shpellat e Indonezisë, ekspertët thonë se mund të...

Zbulime të reja në shpellat e Indonezisë, ekspertët thonë se mund të bëhet fjalë për artin më të vjetër në botë

22
0

Shkencëtarët kanë zbuluar atë që mund të jetë arti më i vjetër i shpellave në botë.

Gjurmët e duarve në muret e shpellave, janë zbuluar në një zonë kryesisht të paeksploruar të Indonezisë ndërsa besohet se datojnë të paktën 67,800 vjet më parë.

Ende nuk është e qartë se kujt i përkasin, por ato mund të jenë të një grupi të lashtë njerëzor të quajtur Denisovanë, të cilët jetonin në zonë dhe mund të kenë bashkëvepruar me paraardhësit tanë Homo sapiens, përpara se të zhdukeshin përfundimisht.

Ndërsa një tjetër opsion mund të jetë që ato t’u përkasin njerëzve modernë që janë larguar nga Afrika, të cilët mund të kenë udhëtuar nëpër Lindjen e Mesme dhe Australi rreth kësaj kohe.

Detajet, duke përfshirë edhe majat e gishtave të modifikuara qëllimisht, tregojnë për një dorë njeriu.

Kjo formë arti prehistorik sugjeron se ishulli indonezian ishte shtëpia e një kulture artistike të lulëzuar.

Shkencëtarët mezi presin të kuptojnë se kur njerëzit e hershëm mësuan të krijonin art, duke kaluar nga pikat dhe vijat.

Vizatime të tjera të zbuluara në të njëjtën zonë të ishullit, duke përfshirë një figurë njerëzore, një zog dhe kafshë të ngjashme me kalin, u zbulua se janë krijuar shumë më vonë, disa prej tyre rreth 4,000 vjet më parë.

Indonezia njihet për disa nga vizatimet më të hershme në shpella në botë dhe shkencëtarët kanë analizuar shembuj të panumërt të artit të lashtë në të gjithë globin, duke përfshirë shenja të thjeshta në kocka dhe gurë që datojnë qindra mijëra vjet më parë.