Tensionohet situata në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.1 në Tiranë, ku ndodhen 20 protestues të ndaluar gjatë protestës së sotme të opozitës.
Sic shihet nga pamjet, familjarë të personave që janë ndaluar, kanë hyrë brenda ambienteve të komisariatit. Bashkë me ta ndodhen dhe deputetë të PD si Tomor Alizoti dhe Agron Gjekmarkaj.







