Protesta në Tiranë kundër kryeministrit Rama, protestuesit hedhin kokteje Molotov. Opozita e akuzon kryeministrin për ndërtimin e një “narko-shteti” dhe për lidhje me botën kriminale
Opozita shqiptare protestoi këtë pasdite para ndërtesës së qeverisë në Tiranë për të kërkuar dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit hodhën kokteje Molotov drejt ndërtesës, dhe policia u përgjigj me gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Protestuesit po bëjnë thirrje për formimin e një qeverie teknike për të garantuar zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme.
Opozita e ka akuzuar prej kohësh Ramën për ndërtimin e një “narko-shteti” në Shqipëri dhe për lidhje me botën kriminale./ AGENZIA NOVA







