Ballina Politika Bardhi: Banda e Ramës nuk njeh limite, policia e kryekriminelit Proda arreston...

Bardhi: Banda e Ramës nuk njeh limite, policia e kryekriminelit Proda arreston edhe fëmijë 10 vjeç

21
0

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas dhunës ndaj qytetarëve dhe arrestimeve pa asnjë arsye.

Bardhi ka komentuar dhe ndalimin e një fëmije 10 vjeç, i cili është shoqëruar me pranga në duar.

‘Regjimet kriminale nuk njohin limite.

Frika e Edi Ramës nxjerr nga binarët Policinë e Kryekriminelit Ilir Proda.

Është jashtë çdo imagjinate arrestimi i një të mituri 10 vjeçar! Lironi urgjent Romeon! Tani!’, shkruan Gazment Bardhi në reagimin e tij në Facebook.