Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e opozitës që do të zhvillohet sot në Tiranë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se ora 17:00 është ‘ora e opozitës’, duke ftuar qytetarët në një ‘vërshim të papërmbajtur drejt Tiranës’. Thirrja vjen në kuadër të protestës së paralajmëruar përpara Kryeministrisë, ku opozita ka deklaruar se do të kundërshtojë korrupsionin qeveritar dhe atë që e cilëson si kapje të shtetit.
Protesta pritet të nisë në orën 17:00, ndërsa organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje nga qytetarë të ardhur nga e gjithë Shqipëria.







