Ballina Sport Demollari: Mund të kualifikohemi në Botëror

Demollari: Mund të kualifikohemi në Botëror

15
0

Ish-futbollisti i Kombëtares, Sulejman Demollari, shpreh shpresën që Shqipëria të arrijë këtë vit debutimin në finalet e Botërorit.

Në një intervistë për FSHF TV, legjenda e futbollit shqiptar thekson se kualifikimi është i mundur.

“Polonia është një ekip me arritje dhe suksese të mëdha. Unë dëshiroj që çdo futbollist të japë mbi mundësitë e tij në këtë ndeshje. Po të kemi edhe fat, mund të arrijmë kualifikimin”, tha Demollari.

Shqipëria do të luajë më 26 mars në Varshavë gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, dhe nëse e kalon me sukses, më 31 mars do të përballet me fituesin e sfidës Ukrainë–Suedi, po në transfertë.

Demollari mbahet mend edhe për golin e shënuar në Wembley ndaj Anglisë në 1989, i cili u anulua padrejtësisht. “Është një gol që kishte arsye pse të anullohej, por ngelet në kujtesën time si një nga më të bukurit për mënyrën si u ekzekutua”, tha ai.

Pas Dinamos së Tiranës, Demollari luajti me Dinamon e Bukureshtit në Rumani, ku u shpall kampion, golashënuesi më i mirë dhe lojtari më i mirë i huaj i të gjitha kohërave në futbollin rumun. Ai ka luajtur gjithashtu me Panionios në Greqi dhe Gyor në Hungari, ndërsa si trajner ka drejtuar Kombëtaren dhe disa skuadra në Shqipëri.