Ballina Politika Ervin Salianji nuk heq dorë, së bashku me Ilir Vrenozin i bashkohen...

Ervin Salianji nuk heq dorë, së bashku me Ilir Vrenozin i bashkohen protestës. Në protestë edhe Ndrec Pjetri, kandidati më i votuar në Durrës

46
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka marrë pjesë dhe mbrëmjen e sotme në protestën e organizuar nga opozita.

Pavarëisisht përplasjeve të ashpra, kujtojmë këtu dhe “vetëpërjashtimin” e Salianjit nga partia, siç i referohet Berisha, përsëri ish-deputeti i është bashkuar tubimit, por duke qëndruar në distancë nga anëtarët e tjerë të partisë. Ervin Salianji është rrethuar nga të rinj demokratë dhe nga Ilir Vrenozi.

Salianji tashmë etiketohet si demokrati që kërkon të marrë rolin e Berishës në PD referuar dhe nismës me foltoret nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë jashtë programit të partisë.

Në deklaratat e tij Salianji ka thënë me zë të lartë se askush nuk guxon ta përjashtojë nga partia për të cilën ai ka sakrifikuar më shumë se kushdo.