Deputetët e PD-së janë përplasur me policinë që kanë rrethuar Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët në rreshtin e parë dhe me qytetarët pas, po tentojnë që të çajnë rrethimin dhe të hyjnë brenda në Kuvend.
Ashtu siç ndodhi dhe tek Kuvendi, policia ka hedhur gaz lotsjellës me qëllim shpërndarjen e turmës dhe neutralizimin e situatës.
Në një prononcim për mediat, Flamur Noka tha se Ramën nuk ka polici që do ta mbrojë nga revolta popullore.
“Ne jemi këtu në betejë. Edi Rama mendon se do t mbrohet me policë e ka gabim. Revolta popullore do ta marrë përpara, nuk ka narkopolici që mundet të mbrojë narkoshtetin. Unë e thashë që jemi në betejë. I bëj thirrje narkopolicisë, kthejuni ligjit dhe mos u bëni shërbëtorë. Bëhuni besnikë të qytetarëve. Mos të prekin asnjë qytetar”, tha ndër të tjera Noka.







