Ballina Kronika Protesta e opozitës/ Policia e Prodës merret me të mitur! Prangosin fëmijën,...

Protesta e opozitës/ Policia e Prodës merret me të mitur! Prangosin fëmijën, të terrorizuar e fusin me forcë në makinë.Ta ketë trembur qeverinë?

23
0

Në protestën e sotme, policia veproi sipas urdhrave të qartë: të frikësonte dhe terrorizonte protestuesit me çdo kusht. Pamjet e siguruara nga SyriTV tregojnë një skenë tronditëse që shkon përtej çdo kufiri ligjor dhe njerëzor.

Policia arrin deri aty sa të shoqërojë me forcë edhe një të mitur, duke e trajtuar si kriminel. Në video shihet qartë një efektiv policie që i vendos të miturit pranga vetëm në njërën dorë, ndërsa pranga tjetër mbahet nga vetë polici, për ta kontrolluar dhe tërhequr drejt makinës së shoqërimit. Një polic tjetër hap derën, duke e futur të miturin në automjet.

Fëmija është i tmerruar, në gjendje të rënduar psikologjike, dhe u lutet policëve, ndërsa ata vijojnë procedurën pa asnjë shenjë ndjeshmërie apo kujdesi. Kur pyetet për emrin, mes frikës dhe panikut, ai përgjigjet: Romeo.

Këto pamje nuk janë thjesht një shkelje e ligjit, por një akt i rëndë dhune shtetërore ndaj një të mituri, që ekspozon qartë fytyrën represive të pushtetit dhe përdorimin e policisë si instrument frike, jo si garant i rendit dhe sigurisë.