Ballina Sport Tragjedi në Portugali, futbollisti bie në fushë gjatë lojës dhe humbet jetën…

Tragjedi në Portugali, futbollisti bie në fushë gjatë lojës dhe humbet jetën…

22
0

Një tragjedi ka tronditur futbollin portugez gjatë një ndeshjeje të Kupës Rajonale në Algarve.

Nassur Bacem, mbrojtës i majtë i LGC Moncarapachense, skuadër e kategprisë së katërt, humbi jetën pas një rënie të papritur në fushë në minutën e 27-të të sfidës kundër Imortal DC.

Futbollisti 27-vjeçar pësoi një arrest kardiak të papritur dhe, pavarërsisht se dhe ndihma mjekësore u ofrua menjëherë nga stafi i të dyja ekipeve dhe shërbimet e emergjencës, humbi jetën. Përpjekjet për ta rikthyer në jetë rezultuan të pasuksesshme dhe vdekja u konfirmua direkt në vendngjarje.

Bacem kishte nisur karrierën te sektori i të rinjve i Sporting Braga-s, përpara se të vazhdonte në kampionatet kombëtare. Lajmi për humbjen e tij ka tronditur jo vetëm komunitetin futbollistik lokal, por edhe më gjerë.

Klubi LGC Moncarapachense konfirmoi ngjarjen përmes një njoftimi zyrtar, duke e përshkruar momentin si një “trishtim të thellë” dhe duke ftuar tifozët dhe gjithë komunitetin futbollistik të qëndrojnë pranë familjes së lojtarit në këtë kohë dhimbjeje.