Ballina Opinion Veprimi i gjyqtares Irena Gjoka, jo vetëm ligjërisht i dënueshëm, por cënon...

Veprimi i gjyqtares Irena Gjoka, jo vetëm ligjërisht i dënueshëm, por cënon besueshmërinë e Gjykatës në publik

27
0

Nga Genc Gjokutaj 

Të nderuar Miq!

Keni ditë që dëgjoni versione ligjore dhe dispozita nga më të ndryshmet në lidhje me gjyqtaren e GjKKO Irena Gjoka (Shpata, Maneku) sa i përket dy dënimeve administrativ dhe penal të saj në shtetin Grek!

Një fushatë mbrojtëse avoketërish gjithashtu është shpalosur në rrjete sociale të cilet kanë sajuar lloj lloj interpretimesh që si bazë nuk kanë ligjin dhe procedurën por lidhjen farefisnore, politike pranë KM Rama apo të intetesit në procese që gjykon kjo gjyqtare!

Ajo që këta avoketër i bashkon është tentativa për ti trajtuar denimet e gjyqtares në fjale si procedura të njohjes se vendimeve të gjykatave të huaja duke shkuar deri tek fuqia ekzekutive e tyre apo marrja e formës së prerë në shtetin Grek e pastaj në shtetin Shqiptar!

Nderkohe që teoricienët e ligjit e tjerrin këtë çështje ajo që qendron në themel të të gjithe këtij kazusi është fakti i pashmangshëm se gjyqtarja Irena Gjoka ka qenë plotësisht në dijeni të gjykimeve administrative dhe penale si dhe dëbimit të saj nga shteti Grek! Sa më sipër provohet nga aktet e publikuara tashmë si dhe hetimit të thelluar të Prokurorisë së Përgjithshme konkluzionet e të cilit ndodhen në tavolinën e KLGj!

E gjithë kjo dijeni e gjyqtares Irena Gjoka nuk është pasqyruar në formularët e dekriminalizimit apo përpara organeve të Vetting-ut çka përbën një falsifikim të pastër që nuk e lejon të vazhdoje detyrën që kryen sot fale fshehjes dhe falsifikimit të akteve!

Nëse kjo gjyqtare do ti kish deklaruar këto fakte atëherë kur ju kërkuan nga ligji pastaj do të mundej të bënte interpretime të tipit se nëse mund te ekzekutohej apo jo kish marrë formë të prerë apo jo apo nëse denimi ishte parashkruar apo jo! Dhe përsëri do të ishin organet përkatëse të Drejtësisë Shqiptare ato që do të çmonin nëse faktet e deklaruara dhe jo të fshehura nga gjyqtarja në fjalë do të përbenin shkak ligjor për shkarkim apo jo!

Por falsifikimi dhe fshehja e këtyre fakteve e perjashton nga mbrojtja me interpretime mbi vendime te ditura por të fshehura prej saj!

Pra thelbi i procesit qe e ben përgjegjëse këtë gjyqtare është mohimi i ekzistences se faktit të denimit dhe jo lloji i denimit, koha kur është dhënë, forma e prerë ose jo apo shuarja e efekteve të tij! Duke vepruar kësisoj në fakt gjyqtarja ka shkarkuar veten!

Veprimi i gjyqtares Irena Gjoka (Shpata, Maneku) jo vetëm që është ligjërisht i dënueshëm me pasoje shkarkimin nga detyra por ajo cënon gjithashtu edhe standardin e besueshmërisë së Gjykatës në publik apo akoma më keq edhe Kodin Etik shkelja e të cilave përbejnë shkaqe me vete për largimin e saj nga sistemi gjyqësor!

Kaq e thjeshtë është çështja që juristët e korruptuar moralisht apo të një tjetër lloji e thurin dhe e bëjnë një rrjetë të madhe në të cilën do të bien bashkë me Irenën!