Gjykata e Krimeve të Rënda në Francë, ka dënuar me burgim të përjetshëm Liridon Berishën, 27-vjeçari kosovar, i cili akuzohet për vrasjen e partneres së tij, Stephanie Di Vincenzo, ngjarje e ndodhur më 24 majit të vitit 2021.
Sipas mediave franceze, dënimi u shoqërua me një periudhë pa të drejtë lirimi me kusht prej 18 vitesh.
Viktima, 22-vjeçe, u masakrua nga partneri i saj teksa përpiqej të kërkonte ndihmë nga forcat e rendit, pasi kishte mundur të dilte nga shtëpia e saj përmes dritares pas një sherri mes tyre.
Partneri i saj e kishte ndjekur me thikë në rrugë, duke e goditur në sytë e fqinjëve dhe të fëmijës së çiftit, e cila në atë kohë ishte 4-vjeçe.
Berisha ishte dënuar gjithashtu me një vit burg për disa shkelje të rregullave të trafikut në Francë.







