Aitor Karanka, 52 vjeç, i cili dikur ishte asistent i José Mourinhos te Real Madridi, dha një intervistë të gjatë në emisionin ‘El Cafelito de Josep Pedrerol’
Ai jo vetëm foli për mundësinë e rikthimit të trajnerit portugez për të drejtuar ekipin, por edhe shpjegoi arsyet e përplasjes midis trajnerit dhe Cristiano Ronaldos.
Pedreloli shpjegoi fillimisht se “në një ndeshje Kupe kundër Valencias, Mourinho e qortoi Cristianon. Dhe Cristiano tha publikisht para të gjithëve: ‘Unë që të kam mbështetur kaq shumë…’ pothuajse duke qarë, ia tha këtë Mourinhos .”
Ndaj kësaj deklarate të gazetarit, drejtori aktual i zhvillimit në RFEF u përgjigj: “Kam kujtesë selektive. Si një baba me një bir, apo jo? Në fund të fundit, ndoshta Jose e tha këtë për të marrë atë reagim. Je ai që po e qortoj para të gjithë dhomës së zhveshjes, por je edhe ai që kam më shumë besim. Të gjitha vendimet që mori Jose dhe stafi i trajnerëve ishin për të mirën e ekipit.”







