Ballina Sport Bellai shpërthen ndaj arbitrit Ferataj: Edhe turpi kishte turp nga turpi sot!

Bellai shpërthen ndaj arbitrit Ferataj: Edhe turpi kishte turp nga turpi sot!

25
0

Teuta dhe Vora kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi me shifrat e barabarta 1-1. Pas këtij dueli foli trajneri i vorakëve, Arjan Bellai.

“Ne i bëmë llogaritë që në fillim, kur pamë kush ishte aty te dhoma atje dhe kush ishte këtu. I bëmë shumë mirë llogaritë, u thashë çunave që po nuk bëmë 2-3 gola, e vështirë për të fituar sot.

Po do të flasim për futboll, të më bëjnë pyetje zotërinjtë.

Po do të flas, mund të them shumë, por prish moralin tim dhe prish të gjithë atë. Nuk është futboll ky, nuk luhet me dirigjent. Ka dy trajnerë dhe të tjerët të mbajnë vendin, ai kishte yllin në ballë.

Kur je me yll e di çfarë je, në kohën tonë të Enverit, nuk e di për ju në demokraci. Ata me yll kishin një epitet, ky zotëria gjithmonë që luajmë ne, dy penallti te Daka që e mban nga dora, duhet të bëhen 3 për ne? Jam shumë i kënaqur nga çunat, nuk na rrezikoi Teuta.

E mbajtëm larg portës.

Bëmë të pamundurën për golin e dytë, e dinim çfarë do të ndodhte por është turp. Dhe turpi kishte turp nga turpi sot. I përkthej nga greqishtja, që të më dalin më të bukura. Në shqip duhet të shash, prandaj e them me edukatë.

Po duan të luajmë, të luajmë, po nuk duan, të fusim U-19 dhe të kalojmë pasdite të bukur. Të mos flasim për futboll. Kur bëjmë një gabim ne, dënohemi. Këto bëjnë 10 gabime. Kur bën 2-3, duhet të ikësh. Merr dhe ik puno aty, është prishur dhe uzina. Nuk dua të qesh fare.

Ta filloj nga Tabaku, sigurisht ishte një moment i gabuar, të gjithë marrim kartona. Prapë me topa të gjata luante Teuta, kur iu dhurua penalltia.

Nuk besoj se ka bërë ndonjë gjuajtje dhe ka qenë heroi i ndeshjes Harizaj. Përveç golit, nuk kishte raste Teuta. Për Marion, më shumë i japim rëndësi krahut të majtë me rotacionet, duke ditur ato rotacionet që bëjmë.

Marion e lëmë të marri topin dhe të luajë më nga qendra, nuk e hypim shumë nga e djathta. Është ai që duhet të marrë topin i pari.

Prandaj nuk i japim më shumë detyra. Adeloye? Ka kohë që punojmë edhe në stërvitje me taktikat dhe lojërat. Është momenti që është më i miri nga të gjithë, që të fillojë në 11-she. Ishte nga të mirët me Kasallën. Ai është lojtar që nuk del thjesht nga formacioni.

E dinim, prandaj duhet të bëjmë 3 gola. Nuk thashë ka ardhur me qëllim. E dinim që duhet të luajmë akoma më fort, të shënojmë 2 ose 3 gola. Kështu i themi nga Gjirokastra, e lëmë të nënkuptuar”, tha Bellai.