Ballina Aktualitet Burgu Durrësit si “han pa porta”/ Arratisja e Altin Ndocit, zbulohen shkeljet...

Burgu Durrësit si “han pa porta”/ Arratisja e Altin Ndocit, zbulohen shkeljet e rënda gjatë shoqërimit

40
0

Altin Ndoci vazhdon prej 13 janarit të jetë një i shumëkërkuar, i cili la pas këtu në burgun e Durrësit një valë pikëpyetjesh. Bashkë me hetimin penal që të prokurorisë, një tjetër hetim administrativ nxjerr në dritë se çfarë rregullash u shkelën.

Shkresa që TCH e disponon tregon se gjatë eskortimit në spital të Altin Ndocit, stafi plotësoi fiktivisht formularin e treguesve për arratisjen. Në kohën kur komisioni kishte evidentuar shtatë tregues të riskut të lartë të Ndocit, për të u përshkrua risk standard. Edhe shoqërimi i të burgosurit nuk u përdorën armët e gjata dhe ai u dërgua disa herë drejt spitaleve pa qenë e domosdoshme nga një grup policësh që ishin të njëjtë mes 29 efektivëve që ishin në detyrë.

Përveç transferimeve urgjente të atyre që kategorizohen si të rrezikshëm, për të gjitha burgjet ripërsëriten edhe njëherë kërkesat.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve urdhëron edhe njëherë vlerësimin e riskut të të burgosurve dhe paraburgosurve që shoqërohen jashtë perimetrit të sigurisë. Shoqërimi i tyre për urgjenca shëndetësore, ekzaminime dhe konsulta duhet të kryhet vetëm në spitale publike. Në raste të pamundësisë të qendrave spitalore shtetërore, mund të bëhen përjashtime drejt spitaleve private, por për shkak të mungesës së sigurisë ata nuk mund të hospitalizohen. Shkresa që TCH e disponon mban firmën e drejtorit të përgjithshëm dhe është shpërndarë në të gjitha burgjet.

Sakaq, në burgun e Durrësit, ku i burgosuri Altin Ndoci u shoqërua pa njoftuar Policinë e Shtetit dhe me një grup të vogël policësh, hetimet sollën nevojën për largimin e shumë të burgosurve. Kanë mbetur ende si të paraburgosur ish-funksionarë si Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj, si dhe të dënuar që u transferuan gjatë të shtunës nga një burg tjetër.

Me arratisjen që ndodhi, ende nuk dihet se kush ka mbetur i forti i këtij burgu.