Tirana triumfoi minimalisht ndaj Flamurtarit, në duelin e javës së 21-të. Sukses i rëndësishëm për kryeqytetasit, që vjen ndaj rivalëve për mbijetesë.
Në stadiumin “Selman Stërmasi”, ishte një ndeshje shumë e luftuar dhe me raste në të dyja portat, por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.
Fraksioni i dytë, pa Tiranën më kërkuese. Në minutën e 77-të, ishte afrimi i merkatos së dimrit, Myslovic, i cili pas një kombinimi me Voglin, gjeti golin e avantazhit.
Pas këtij goli, Flamurtari tentoi të reagojë, por e kishte të vështirë të depërtonte në mbrojtjen e vendasve.
Me këtë fitore, Tirana ngjitet në kuotën e 17 pikëve, por mbetet në vendin e fundit. Flamurtari renditet i parafundit, me një pikë më shumë.
Teuta po kalon një krizë në kampionat, pasi numëron plot tetë ndeshje pa fitore. Durrsakët regjistruan një tjetër ndalesë, këtë herë ndaj Vorës, ku barazuan 1-1, në duelin e javës së 21-të në Superiore.
Bregdetarët ishin afër humbjes, por shpëtuan vetëm nga një penallti në shtesë, e cila shkaktoi polemika të mëdha.
Vora gjeti avantazhin ne pjesën e parë, me golin e shënuar nga Kasalla në minutën e 26-të.
Në minutën e 86-të, Tabaku la ekipin me 10 lojtarë. Teuta përfitoi nga superioriteti numerik dhe u hodh në sulm në kërkim të barazimit.
Durrsakët fituan penallti, të cilën vendasit e kontestuan, duke u larguar për disa minuta edhe nga fusha, në shenjë proteste.
Pas rikthimit, Macolli u tregua i saktë, duke barazuar shifrat në 1-1. Me këtë barazim, Teuta ngjitet në vendin e pestë me 27 pikë, ndërsa Vora mban vendin e shtatë me 3 pikë më pak.







