Ballina Kronika DURRES/ Policia procedim penal për disa shtetas për dhunë në familje, ndërtim...

DURRES/ Policia procedim penal për disa shtetas për dhunë në familje, ndërtim paligjshëm dhe prishje qetësisë publike

41
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

F. L., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

A. L., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kanosur një 36-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
N. Gj., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
B. C., 45 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, sepse rreth orës 00:30 në një lokal në lagjen nr. 13, ku ishte menaxhere, u konstatua muzikë e lartë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Xh., 46 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale ndërtim i paligjshëm.

Në lidhje me kallëzimin e bërë me datë 07.07.2025 të shtetasit E. R., 40 vjeç, për largim nga banesa të vajzës së tij, ditën e djeshme është paraqitur 18 vjeçarja e cila ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.