Ballina Europë Ish-partneri vret 33-vjeçaren në Spanjë, krimi u zbulua nga fëmijët e mitur

Ish-partneri vret 33-vjeçaren në Spanjë, krimi u zbulua nga fëmijët e mitur

25
0

Një nënë 33-vjeçare u qëllua për vdekje me thikë në shtëpinë e saj në Spanjë, ndërsa ish-partneri i saj është arrestuar si autor i dyshuar. Sipas raportimeve, Victoria Hart nënë e 3 fëmijëve u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në periferi të Malagas.

Krimi u zbulua nga dy fëmijët e saj 11 dhe 7 vjeç të cilët ikën me vrap nga shtëpia e tyre në panik për të njoftuar fqinjët. Mësohet se pranë saj ishte thika e kuzhinës.

33-vjeçarja thuhet se ishte zhvendosur nga Britania në Spanjë disa muaj më parë dhe kishte ngritur biznesin e saj duke punuar si estetiste. Ajo sapo ishte ndarë nga një partner që kishte, me të cilin kishte pasur shumë tensione kohët e fundit.

Ajo gjithashtu ishte regjistruar në platformën VioGen që shteti spanjoll ka krijuar që nga viti 2007 për rastet e viktimave të dhunës me bazë gjinore.