Reali mbrëmë arriti një fitore të rëndësishme në La Liga.
Ata mposhtën Villarrealin, me rezultat 0:2 në “Estadio de la Ceramica” pas dy golave të Kylian Mbappes.
Njërin nga këto gola e shënoi nga penalltia me stilin “Panenka”, ku pati një dedikim të veçantë.
“Penalltia ime panenka ishte për Brahim Diazin”, tha Mbappe.
Brahim Diaz, bëri gjiron e botës pasi që humbi penalltinë në minutat e fundit në finalen e “Kupës së Afrikës”, pasi që ju mbrojt “Panenka” nga Edouard Mendy.







