Ballina Sport “Poker” golash nga Atalanta, Genoa triumfon me përmbysje

“Poker” golash nga Atalanta, Genoa triumfon me përmbysje

17
0

Atalanta u rikthye te fitorja në Serinë A, duke mposhtur Parmën me rezultatin e thellë 4-0, në ndeshjen e javës së 22-të.

Skuadra nga Bergamo e nisi ndeshjen me intensitet dhe kaloi shpejt në avantazh me Scamaccan nga penalltia në minutën e 15-të. De Roon dyfishoi shifrat në minutën e 24-t, pas asistit të De Ketelaere.

Në pjesën e dytë, Atalanta menaxhoi lojën dhe shënoi edhe dy herë të tjera me Raspadorin dhe Krstovic. Me këtë sukses, Atalanta shkon në kuotën e 35 pikëve dhe ngjitet në vendin e shtatë. Parma zbret në vendin e 14-të me 23 pikë.

Në ndeshjen tjetër, Genoa përmbysi Bologna-n dhe fitoi 3-2. Sassuolo ndërkohë triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Cremoneses.