Çmimet e produkteve të shportës ushqimore u rritën gjatë vitit 2025 në Shqipëri, me presion më të fortë në gjatëmuajt e parë, ndërsa në fund të vitit u shënua një ngadalësim i ndjeshëm i ritmit të inflacionit. Rritjen më të madhe e shënuan nënkatrogritë e “vajrat dhe yndyrna”, si dhe rritje mbi mesatare të inflacionit patën edhe Mishi, qumështi, veza dhe djathi.
Gjatë vitit 2025, çmimet e produkteve të shportës kanë vijuar të rriten, trend ky më i lartë gjatë 6 mujorit të parë të vitit.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se inflacioni për grupin ‘ushqime dhe pije joalkoolike’ pati një rritje mesatare mujore për vitin që lamë pas prej 2,6%.
Kulmi arriti në muajin maj me 3.8%. Ndërsa në muajin dhjetor ritmi i rritjes ishte më i ngadaltë, me 1,6%.
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT rritjen më të lartë të çmimeve të produkteve të shportës, e ka shënuar nënkaterogria vajra dhe yndyrna’ me rritje mesatare mujore 5,5 %.
E pasuar nga nënkategoria kafe, çaj dhe kakao me 5,4%. Një rritje të konsiderueshem kanë pasur edhe produkte të tjera të shportës, si qumështi, veza dhe djathë me rritje mesatare mujore 4,1%.
Pas tyre renditet Mishi me rritje mestare mujore 3.4% dhe ‘zarzavatet dhe patatet’ me 2,5%.
Ndryshe nga këto tregues, buka, ëmbëlsirat dhe frutat kanë shfaqrur një ritëm rritjeje shumë të vogël se produktet e tjera ushqimore, duke qenë nën nivelet e 1%.
Në tërësi, të dhënat tregojnë se shporta ushqimore në 2025 u shtrenjtua, por ritmi i rritjes u thye ndjeshëm në muajt e fundit. Banka e Shqipërisë parashikon qe inflacioni edhe për vitin 2026 të jetë poshtë nivelit 3%.



