Ballina Aktualitet Bashkia Kamëz nuk pyet për “konflikt interesi”, i jep tjetër tender kompanisë...

Bashkia Kamëz nuk pyet për “konflikt interesi”, i jep tjetër tender kompanisë “SHPRESA – AL”

48
0

Konflikti i interesit duket se nuk e pengon Bashkinë e Kamzës që t’i japë tendera kompanisë “SHPRESA – AL”. Së fundmi, institucioni i drejtuar nga Rakip Suli ka shpallur fituese këtë subjekt në tenderin për “ndërtimin e Bllokut Paskuqan 2”, me një vlerë prej 1 milion euro.

Tenderi ka si qëllim rikonstruksionin e rreth 25 rrugëve në zonën e Paskuqanit dhe nga 12 kompani pjesëmarrëse, fituese është shpallur “SHPRESA – AL”.

Bashkia Kamëz nuk pyet për “konflikt interesi”, i jep

Por dhënia e tenderit këtij subjekti përbën konflikt interesi, pasi një nga administratorët e kompanisë, Bardhok Osmani, është gjithashtu këshilltar në Këshillin Bashkiak të Kamzës nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të PS dhe PL. Kjo është një shkelje e hapur e ligjit për konfliktin e interesit, pasi duke qenë të njëjtët persona si drejtues në kompaninë në fjalë dhe njëkohësisht zyrtarë të Bashkisë Kamëz, ekziston mundësia që kompania të favorizohet në tenderat e këtij institucioni.

Bashkia Kamëz nuk pyet për “konflikt interesi”, i jep

Bashkia Kamëz nuk pyet për “konflikt interesi”, i jep

Madje, ky është rasti i dytë brenda pak muajsh që Bashkia Kamëz vihet në shërbim të kësaj kompanie. Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, Këshilli Bashkiak miratoi rritjen e çmimit të biletave dhe aboneve për linjat Kamëz–Tiranë, Paskuqan–Tiranë dhe disa linja të tjera brenda territorit të bashkisë, ndërsa përfitues i drejtpërdrejtë ishte “SHPRESA – AL”.

Pas disa verifikimeve, VNA publikoi dokumente që tregonin se persona të cilët kishin kërkuar, mbështetur dhe votuar rritjen e çmimit, ishin të njëjtët që mbanin pozicione drejtuese në kompaninë përfituese, “SHPRESA – AL”.

Por denoncimi duket se ka rënë në vesh të shurdhët, ndërsa Bashkia Kamëz vijon t’i shërbejë tendera publikë kompanisë që administrohet nga zyrtarë të cilët marrin rrogë edhe si këshilltarë bashkiakë.