Ardhja e Michael Carrick në pankinën e Manchester United edhe pse në mënyrë të përkohshme, i ka dhënë jetë skuadrës së Djajve të Kuq. Me të në pankinë, Manchester United fitoi derbin me Manchester City në debutimin e tij dhe më pas mposhti edhe Arsenalin, kryesuesin e kampionatit.
Dy fitore këto që rikthyen një parashikim të Cristiano Ronaldo për trajnerin e komanduar të Manchester United dhe që e bëri në dhjetor të 2021. ‘Carrick ka qenë një futbollist i shkëlqyer dhe mund të shndërrohet në një trajner të madh. Asgjë nuk është e pamundur për të. Përsonalisht jam krenar që kam luajtur me të dhe që e kam pasur edhe si trajner-kishte shkruar në një postim të tij në rrjetin social X në atë kohë Ronaldo.
Por Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi nga lavditë e vjetra të Manchester United që e ka mbështetur Carrick. Edhe Rio Ferdinand, që e ka përcaktuar si futbollistin më të nënvlerësuar, e ngriti zërin për të dhe këtë e bëri në një debat me Roy Keane.
‘Çdokush mund të fitojë dy ndeshje. Edhe sikur të renditen të katërt, nuk do të isha i bindur që ai është njeriu i duhur për atë post. Aspak. Manchester United ka nevojë për një trajner me emër-tha Keane për Sky Sports. Një deklaratë kjo që gjeti përgjigjen e Ferdinand
‘Njerëzit thonë se nuk ka rëndësi se çfatë bën Carrick, nuk duhet të ketë mundësinë të drejtojë Manchester United. Kjo është një mungesë e madhe respekti. Ku bazohesh që e thua këtë? Është një çmenduri-ishte kundërpërgjigjja e Rio Ferdinand.







