Ballina Kronika DURRES/ Plagosi me mjete prerëse 35 vjeçarin në lagjen 8, vihet ne...

DURRES/ Plagosi me mjete prerëse 35 vjeçarin në lagjen 8, vihet ne pranga autori

40
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin O. Z., 36 vjeç, banues në Durrës pasi mbrëmë, rreth orës 22:00, në rrugë, në lagjen nr. 8, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. K., 35 vjeç, i cili pasi ka marrë asistencën mjekësore të nevojshme, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori:
-ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. B., 30 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”;
-për vlerësim, pasi dje, në Golem, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në katin e gjashtë të një pallati. Si pasojë pati dëme materiale në 2 banesa në këtë kat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.