Ballina Politika Rama shkarkon Dallëndyshe Bicin pas dyshimeve për lidhje me Ergys Agasin

Rama shkarkon Dallëndyshe Bicin pas dyshimeve për lidhje me Ergys Agasin

54
0

Dallëndyshe Bici, një prej njerëzve më të besuar të Edi Ramës, është shkarkuar nga detyra me urdhër të kryeministrit. Burimet bëjnë me dije se urdhri për shkarkim është firmosur përpara se Rama të udhëtonte drejt Izraelit për vizitë zyrtare.

Bici mbante së fundmi detyrën e drejtoreshës së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Më herët ajo ka drejtuar Kadastrën, një prej institucioneve më të rëndësishme në vend.

Largimi i Bicit vjen pak javë pasi SPAK goditi një grup kriminal brenda AKSHI-t dhe shpalli në kërkim dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. Sipas burimeve, ndaj Bicit ka dyshime të forta se është promovuar në detyra të rëndësishme pikërisht për shkak të ndikimit të Agasit, dhe duket se kjo është edhe arsyeja e shkarkimit të saj nga detyra e drejtoreshës së IKMT-së.