Ballina Aktualitet Gjykata e Apelit të Posaçëm konfiskon apartamentin e ish-kryetarit të Kushtetueses, Bashkim...

Gjykata e Apelit të Posaçëm konfiskon apartamentin e ish-kryetarit të Kushtetueses, Bashkim Dedja

21
0

Gjykata e Apelit të Posaçëm konfiskon dhe kalon për llogari të shtetit një apartament të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Njoftimi

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Saida Dollani (kryesuese), Nertina Kosova (anëtare) dhe Miliana Muça (anëtare), sot më datë 27.01.2026, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 5/260 akti, datë 11.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e paraqitur nga ankues B.D. dhe L.D., ndaj vendimit nr. 5, datë 24.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, disponuar si vijon:

“1. Konfiskimin e pasurisë të paluajtshme (apartament) të regjistruar me Nr. ****, volumi ****, faqe ****, me sipërfaqe 60 m2, ndodhur në zonën kadastrale ****, Njësia Administrative ****, Bashkia ****, regjistruar në emër të shtetasit L.D, të sekuestruar me vendimin nr. 08,

datë 20.04.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kalimin e saj në favor të shtetit, duke urdhëruar ekzekutimin e menjëhershëm të këtij vendimi.

2. Urdhërohet sekretaria e gjykatës, t’i dërgojë një kopje të tij Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit.

3. Shpenzimet gjyqësore sikurse janë bërë.

4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe

Krimin e Organizuar.”

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 5, datë 24.04.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

– Shpenzimet procedurale të gjykimit në apel i ngarkohen ankuesve solidarisht.

U shpall më datë 27.01.2026.