Ballina Politika “Ilir Proda, zari i Suel Çelës është fytyra juaj”, Gjekmarkaj-mazhorancës: Më 24...

“Ilir Proda, zari i Suel Çelës është fytyra juaj”, Gjekmarkaj-mazhorancës: Më 24 janar hodhët gaz helmues, por nuk e mposhtët vullnetin e qytetarëve

0
15

Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij në seancën plenarë, theksoi se “shteti e ka humbur busullën morale”.

Gjekmarkaj u ndal edhe tek dhuna e përdorur dhe gazi lotsjellës i përdorur masivisht në protestën kombëtare të opozitës më 24 janar duke thënë se, “dhuna zbuloi frikën e pushtetit nga revolta e qytetarëve”.

“Më 24 janar qytetarëve iu përgjigjet me gaz helmues, kemi kthyer orën pas. Ju mbroheni me forcën e dhunës. Ilir Proda, zari i Suel Çelës është fytyra juaj. Dhuna zbulon frikën e pushtetit nga qytetarët, por ju nuk e mposhtët vullnetit e masës së qytetarëve për të luftuar korrupsionin. 24 janari tregoi se populli nuk pranon më të gënjehet, U arrestua një fëmijë dhe ministrja sot duhet të kërkonte falje. Shqipëria ka nevojë për drejtësi”, tha ai.