Ballina Aktualitet “Jo në emrin tim”, Aktivistët paralajmërojnë protestë para Kryeministrisë kundër takimit Rama–Netanyahu

“Jo në emrin tim”, Aktivistët paralajmërojnë protestë para Kryeministrisë kundër takimit Rama–Netanyahu

21
0

Një grup aktivistësh kanë njoftuar se do të zhvillojnë sot, në orën 17:30, një protestë para Kryeministrisë, në kundërshtim të takimit të kryeministrit Edi Rama në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanyahu.

“Sot në orën 17:30 do të organizojmë një tubim para Kryeministrisë”, thuhet në posterin e shpërndarë nga organizatorët e protestës.

Me thirrjen “Jo në emrin tim”, protesta vjen si reagim ndaj deklaratave të Ramës, i cili është shprehur se me qëndrimin e tij përfaqëson shqiptarët. Aktivistët kundërshtojnë këtë pretendim, duke theksuar se ai nuk pasqyron ndjeshmërinë e qytetarëve shqiptarë, të cilët janë të tronditur nga masakrat që po ndodhin në Gaza.

Edhe pas armëpushimit të fundit, mbi 100 fëmijë janë vrarë, sipas të dhënave të UNICEF, një shifër që tregon se dhuna ndaj civilëve nuk ka ndalur.

Në një kohë kur shumica e liderëve europianë shmangin vizitat simbolike në Izrael për shkak të situatës humanitare në Gaza, kryeministri shqiptar ka zgjedhur të jetë pjesë e një skene politike që injoron vuajtjen e civilëve palestinezë.