Ballina Aktualitet Protesta pro Palestinës, policia shoqëron dy aktivistët

Protesta pro Palestinës, policia shoqëron dy aktivistët

27
0

Enes Jashari dhe Eriselda Balliu janë shoqëruar pas protestës në mbrojtje të Palestinës.

Lajmi është bërë i ditur nga aktivistja Sidorela Vatnikaj, e cila ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre.

Shoqërimi i tyre erdhi pasi një grup aktivistësh zhvilloi një protestë para Kryeministrisë në lidhje me vizitën e Kryeministrit Edi Rama në Izrael.

Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre përmes thirrjeve si “Jo në emrin tim” dhe “Liri për Palestinën”. Gjatë protestës u shënuan përplasje me forcat e rendit.