Ballina Kuriozitete Shkencëtarët zbulojnë sekretin e jetëgjatësisë

Shkencëtarët zbulojnë sekretin e jetëgjatësisë

15
0

Shkencëtarët kanë zbuluar një nga sekretet kryesore për të jetuar më gjatë.

Ekspertët e Harvardit besojnë se mënyra më e mirë për të zgjatur jetën është të shtohet larmia në aktivitetin fizik. Ata ndoqën mbi 111,000 persona për më shumë se 30 vjet dhe zbuluan se ata që ushtronin një gamë më të gjerë aktivitetesh fizike kishin gati 20% rrezik më të ulët për vdekje të parakohshme nga çdo shkak.

Ecja rezultoi aktiviteti i vetëm i lidhur me rrezikun më të ulët të vdekjes: 17% më pak për ata që ecnin më shumë, krahasuar me ata që ecnin më pak.

Aktivitete të tjera kishin gjithashtu përfitime të dukshme. Tenisi, skuoshi dhe raketbolli  u shoqëruan me ulje të rrezikut me 15%, kanotazhi me 14%, vrapimi ose stërvitja me pesha me 13%, jogging-u me 11% dhe çiklizmi me 4%. Ngjitja e rregullt e shkallëve lidhej me një rrezik 10% më të ulët.

Personat që kishin një kombinim të rregullt dhe të larmishëm aktivitetesh fizike përjetuan rezultatet më të mira: 19% rrezik më të ulët për vdekje në përgjithësi. Ndërkohë, rreziku i vdekjes nga sëmundjet e zemrës, kanceri, sëmundjet e frymëmarrjes dhe shkaqe të tjera u ul nga 13% deri në 41%.

Studiuesit thanë se gjetjet mbështesin idenë se nxitja e pjesëmarrjes në lloje të ndryshme aktiviteti fizik, krahas rritjes së nivelit total të ushtrimeve, mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të vdekjes së parakohshme.

Studimi përfshiu 111,373 persona, prej të cilëve 70,725 ishin gra dhe 40,648 burra. Gjatë periudhës së ndjekjes, vdiqën 38,847 persona, përfshirë 9901 nga sëmundjet kardiovaskulare, 10,719 nga kanceri dhe 3159 nga sëmundjet e frymëmarrjes.

Pjesëmarrësit raportuan çdo dy vjet të dhëna për shëndetin, stilin e jetesës dhe aktivitetet fizike, si ecja, vrapimi, çiklizmi, noti, kanotazhi, tenisi dhe skuoshi. Intensiteti i ushtrimeve u mat me njësi të quajtura MET, dhe u gjet se një regjim ideal javor përfshinte rreth 20 MET nga të paktën tri aktivitete të ndryshme.

Studiuesit vunë re se përfitimet arrinin një kufi të caktuar, afërsisht dy orë vrapim ose pesë orë ecje të shpejtë në javëm dhe përtej kësaj, ndikimi pozitiv nuk rritej më ndjeshëm.

Studimi, i publikuar në BMJ Medicine, përfundon se angazhimi afatgjatë në disa lloje aktivitetesh fizike mund të ndihmojë në zgjatjen e jetës, edhe pse nuk provon drejtpërdrejt shkak-pasojë.