Modelja e njohur Bella Hadid dhe i dashuri i saj, kauboji Adan Banuelos, kanë vendosur të ndahen pas rreth dy vitesh lidhje.
Sipas burimeve të Page Six, marrëdhënia e çiftit ka qenë e paqëndrueshme dhe e përshkruar si “e trazuar”. Ndarja konsiderohet gjithashtu e ndërlikuar për shkak të lidhjeve të tyre të biznesit, pasi Bella dhe Adan kanë investuar së bashku në kuaj me vlerë miliona dollarë.
Thashethemet për krizën e tyre nisën që në qershor, ndërsa në tetor Banuelos publikoi një postim në Instagram me rastin e përvjetorit të tyre: “Edhe me gjithë kaosin dhe shëmtinë, ai na dha diçka të pastër dhe të bukur. Të dua, zemër. Do ta kujtoj këtë çdo ditë”.
Në fillim të dhjetorit, Bella u pa në një event të Banuelos, por pa u shfaqur pranë tij. Në fund të muajit, burime për Page Six konfirmuan se lidhja kishte përfunduar. Gjatë festave të fundvitit, modelja qëndroi në Aspen me miqtë e saj, pa praninë e Banuelos.
Çifti kishte nisur lidhjen në vjeshtën e vitit 2023, pasi u njohën në një garë në Teksas. Në një intervistë për British Vogue, Bella kishte treguar për takimin e tyre të parë: “E pashë të hynte dhe ishte si një gllënjkë ajri të pastër”.







