Ballina Rajoni Tragjedia në Greqi, shkon në 5 numri i viktimave/ Skenarët se si...

Tragjedia në Greqi, shkon në 5 numri i viktimave/ Skenarët se si u shkaktua shpërthimi në fabrikë, vijojnë ende hetimet

24
0

Ka shkuar në pesë numri i viktimave, nga tragjedia e ndodhur në Trikala në Greqi. Një fabrikë e biskotave u përfshi nga flakët, duke shkaktuar pasoja të mëdha. Mediat greke raportojnë se mëngjesin  e sotëm është gjetur një tjetër trup i pajetë, duke e çuar në pesë numrin e viktimave.

Shkaqet e zjarrit ende nuk janë të ditura ndërsa ekspertët vijojnë hetimet. Në momentin që ndodhi zjarri 13 punëtorë ndodheshin në fabrikë dhe tetë prej tyre arritën të largoheshin.

Shkaku i shpërthimit mbetet i panjohur dhe skenarët që po shqyrtohen nga autoritetet përfshijnë dështime teknike, defekte në infrastrukturë apo edhe gabime njerëzore. Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të sqaruar shkaqet, indikacionet e para tregojnë se shpërthimi ishte mjaft i fuqishëm për të shkaktuar dëme kaq të mëdha dhe për të lënë pas tragjedi njerëzore.