Një 50-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme, si pasojë e një aksidenti që ndodhi rreth orës 20:55, në aksin rrugor “Dhëmblan-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e përroit” në fshatin Salari.
Sic njofton policia, automjeti kamioçinë që drejtohej nga shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.







