Ballina Kosovë Aksion policor për manipulim votash në Malishevë, Prokuroria me konferencë

Aksion policor për manipulim votash në Malishevë, Prokuroria me konferencë

13
0

Prokuroria Themelore në Gjakovë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, do të mbajë sot konferencë për media lidhur me aksionin për dyshimet mbi falsifikimin e rezultateve zgjedhore në Malishevë.

Konferenca do të mbahet në orën 15:00, ndërkaq informacione mbi rastin do të japë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Enis Gashi. Sipas informacioneve fillestare, organet e rendit kanë filluar me intervistimin e të dyshuarve të përfshirë në raste të manipulimit me vota në këtë komunë.

Aksioni i ndërmarrë nga institucionet vendore nuk është i pari i kësaj natyre, pasi paraprakisht u arrestuan 109 persona për manipulim me vota.

“Bëhet fjalë për kandidatë deri mbi 6 mijë vota të falsifikuara, bëhet fjalë edhe për situata kur vetëm në një vendvotim, numri i manipuluar ka shkuar deri në 2, 444 vota, vetëm praktikisht në një klasë janë manipuluar, 2,444 vota, përderisa mund ta them se në regjionin tonë ato që janë numëruar nga subjektet politike në QKN është vetëm një klasë që ka dalë e pa keqpërdorur. Për ta pasur edhe më të qartë po flasim për Komunën e  Prizrenit që janë shtuar hiq më pak se 40, 497 vota dhe janë hequr hiq më pas se 27, 520 vota. Pra diferenca totale e keqpërdorimeve është 68, 017 vota, po flasim për një organizim, po flasim për dashje direkte për ta përmbytur rezultatin e po flasim edhe për përmbytje të vullnetit të qytetarëve”, kishte thënë kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu në konferencë për media pas operacionit policor lidhur me keqpërdorimin e votave në këtë komunë para 5 dite.