Ballina Ekonomia Besnik Sulaj do të ndërtojë central diellor 95 mega në Kavajë

Besnik Sulaj do të ndërtojë central diellor 95 mega në Kavajë

20
0

Këshilli i Ministrave miratoi ndërtimin e një centrali gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, me kapacitet të instaluar 95 MW. Centrali do të ndërtohet në zonën kadastrale 3204, në njësinë administrative Synej të Bashkisë Kavajë.

“Afati i operimit do të jetë 49 vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi,” thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, centrali diellor nuk është objekt koncesioni dhe si i tillë nuk përfiton nga masa mbështetëse e blerjes së energjisë nga shteti, por do ta shesë atë në treg të lirë.

Shoqëria ndërtuese e parkut fotovoltaik është Select Energy. Kjo shoqëri zotërohet nga 4 aksionerë. Manjola Sulaj ka 63 për qind të aksioneve, Vasil Goçi dhe Avni Ponari zotërojnë nga 15 për qind, ndërsa 7 për qindëshi i mbetur zotërohet nga Avni Braçaj.

Sipas VKM koha për ndërtimin e projektit është tridhjetë e gjashtë muaj. Detyrimi për prodhuesin është që të japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2% të sasisë vjetore të prodhimit.