Ballina Politika Deklarata e fortë e ish-ministrit socialist: Rama tentoi që të krijojë një...

Deklarata e fortë e ish-ministrit socialist: Rama tentoi që të krijojë një parti të re, para se të merrte PS-në

19
0

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se Edi Rama në vitin 2013 ka tentuar që të krijojë një parti të re, por pas dështimit zgjodhi të përdorte Partinë Socialiste për ambiciet e tij personale.

Malaj i ftuar në A2CNN, tha se rezultati i dobët i “Mjaftit” në zgjedhjet e vitit 2013, me vetëm 0.6% të votave, tregoi se Rama humbi mundësinë për të ndërtuar një subjekt të ri politik.

Sa vota mori Mjaft në vitin 2013, me kë listë kandidoi? Mori vetëm 0.6%, aty Rama humbi një mundësi për të bërë një parti të re, dhe më pas moro “targën” e PS-së për ta përdorur për interesat e tij politke. LMN për mua ishtë një një lëvizje më të mira brenda PS-së”, tha Malaj.

Kujtojmë që Arben Malaj është një nga personazhet e PS-së që ka pasur përplasje të vazhdueshme me kryeministrin Edi Rama.