Ballina Kronika DURRES/ Policia pranga dhe procedim penal për dhunë familje dhe drejtim mjeti...

DURRES/ Policia pranga dhe procedim penal për dhunë familje dhe drejtim mjeti pa leje drejtimi

37
0

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 60 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. D., 50 vjeç, banues në Shijak, pasi u kap duke drejtuar motomjet, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.