Ballina Bota Mori 80 milionë dollarë dhurata, ish-Zonja e parë e Koresë së Jugut...

Mori 80 milionë dollarë dhurata, ish-Zonja e parë e Koresë së Jugut dënohet me burg për ryshfet

22
0

Gruaja e ish-presidentit të rrëzuar të Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol është dënuar me 20 muaj burg për pranim ryshfeti nga Kisha e Unifikimit.

Kim Keon Hee, 52-vjeç, u lirua nga akuzat e tjera për manipulim të çmimeve të aksioneve dhe marrjen e sondazheve falas nga një ndërmjetës politik para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2022, të cilat i fitoi bashkëshorti i saj Yoon Suk Yeol.

Ish presidenti korean është dënuar me 5 vite burg për abuzim me pushtetin dhe pengim të drejtësisë në lidhje me përpjekjen e tij të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak në vitin 2024. Kjo shënon herën e parë në historinë e Koresë së Jugut që një çift ish-presidencial dënohet në të njëjtën kohë.

Sipas raportimeve, ish Zonja e parë mori 80 milionë dollarë dhurata, të cilat përfshijnë një gjerdan diamanti Graff dhe disa çanta dore Chanel, nga Kisha e Unifikimit midis prillit dhe korrikut 2022, në këmbim të favoreve për biznes dhe politikë.

Ndaj saj ishte kërkuar një dënim me 15 vjet burg, dhe një gjobë prej 2 miliardë dollarësh për të tre akuzat, por u dënua vetëm për njërën.  Megjithatë, asaj iu urdhërua të kthente 12.85 milionë ëon në para të gatshme dhe gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e gjerdanit me diamant.

Kim është akuzuar gjithashtu për përfshirjen e saj të dyshuar në një skemë për të rekrutuar ndjekës të Kishës së Unifikimit në Partinë Konservatore të Pushtetit Popullor, pjesë e së cilës ishte edhe burri i saj, si dhe për pranimin e dhuratave në këmbim të emërimeve në punë qeveritare.