Ballina Aktualitet Protesta kombëtare e opozitës/ Shoqërimi i 14-vjeçarit në komisariat, AMP nis hetimet

Protesta kombëtare e opozitës/ Shoqërimi i 14-vjeçarit në komisariat, AMP nis hetimet

21
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet në lidhje me shoqërimin e 14-vjeçarit në komisariat në lidhje me protestën e opozitës.

AMP ka dërguar praktikën në prokurorinë e Tiranës në lidhje me kushtet e shoqërimit të të miturit. Pritet që efektivët që shoqëruan 14-vjeçarin të merren në pyetje, ndërkohë do këqyren dhe relacionin e shoqërimit në komisariat.

Sa i takon akuzave të opozitës për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar, mundet që Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet kryesisht.