Edhe pak dhe do të festojë 38 vjetorin e tij të lindjes, e megjithatë Robert Lewandowski vazhdon të bëjë historinë.
Në mbrëmjen e kësaj të mërkure, sulmuesi polak do të kërkojë të rrisë legjendën e tij në sfidën me Copenhagen dhe kërkon ta përfshijë skuadrën daneze në listën e ‘viktimave’ të tij si një prej ekipeve ndaj të cilit ka shënuar.
Javën e kaluar Lewandowski shënoi ndaj Slavias së Pragës duke e bërë skuadrën e 39 që ndëshkon, për të lënë pas Cristiano Ronaldon me 38 dhe tani është vetëm një gol larg rekordit të Lionel Messi, me 40 skuadra të ndëshkuara në Champions me fanelën e Barcelonës dhe PSG.
Polaku, përpara ndeshjes me Slavian nuk kishte shënuar në këtë sezon të Champions. Me golin ndaj skuadrës çeke që vulosi fitoren 4-2 të Barcelonës, Lewandowski e con në 15 numrin e sezoneve radhazi që gjen rrugën e rrjetës në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube e për më tepër sulmuesi aktual i Barcelonës është shënuesi i tretë më i mirë në historinë e Ligës së Kampioneve, duke plotësuar podiumin me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.
Portugezi është në krye me 140 gola në 183 ndeshje me një mesatare 0.76 gola për ndeshje, e njëjta mesatare që ka edhe Leëandoëski që ka një bilance me 106 gola në 139 ndeshje me Borussia Dortmund, Bayern Mynich dhe Barcelona. Mes tyre është Lionel Messi me 129 gola në 163 ndeshje me një mesatare 0.79 golash për ndeshje.
Duke parë edhe moshën e Lewandowskit është e pamundur të mendohet që ai të kalojë Ronaldon dhe Messin në këtë klasifikimit, por ai vazhdon të ngjisë shkallët në renditjen e futbollistëve të Barcelonës me më shumë gola në Ligën e Kampioneve.
Shifra prej 129 golash të Messit është e paarritshme, por Leëandoëski ka arritur në 20 gola në 33 ndeshje me Barcelonën, njësoj si Luis Enrique në 41 ndeshje edhe para tij janë vetëm Luis Suarez me 25 gola, Rivaldo me 25, Neymar me 21 dhe Patrick Kluivert me 21.
Polaku ka lënë tashmë legjenda të futbollit si Samuel Eto’o që ka shënuar në finalet e 2006 dhe 2009 me 18 gola në 40 ndeshje. Hristo Stoichkov ka shënuar 15 gola në 30 ndeshje, Pedro 15 gola në 61 ndeshje dhe Ronaldinho me 14 gola në 35 ndeshje në Ligën e Kampioneve.







