Ballina Kulturë Sot 90-vjetori i Ismail Kadare, Akademia Frranceze organizon aktivitet në nderim të...

Sot 90-vjetori i Ismail Kadare, Akademia Frranceze organizon aktivitet në nderim të tij

24
0

Me rastin e 90-vjetorit të lindjes së gjeniut të letrave shqipe Ismail Kadare, Akademia Franceze do të organizojë një aktivitet në nderim të tij.

Ky aktivitet vjen si një bashkëpunim midis Akademisë Franceze dhe Ambasadës shqiptare në Francë, i cili do të zhvillohet në Institutin e Francës, Paris, më 29 janar.

Organizatorët e këtij eventi janë Xavier Darcos, kancelari i Institutit të Francës; Bernard Stirn, sekretar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike; Amin Maalouf, shkrimtar, njëherazi dhe sekretar i Akademisë Franceze, si dhe Dritan Tola, ambasador i Shqipërisë në Francë, lexohet në një shkrim në TvKlan.

Ky aktivitet do të bëjë bashkë disa nga personalitetet më të mëdha të kulturës franceze si Costa Gavras, Angelin Preljocaj, Jacques Attali, Tedi Papavrami. Në aktivitet do të marrë pjesë edhe familja e Ismail Kadaresë.

Kjo nuk është hera e parë që Franca nderon kujtimin e Ismail Kadaresë.

Në tetor të vitit 2025, këshilli bashkiak i Parisit miratoi propozimin që të vendoset një pllakë përkujtimore në ndërtesën ku ka jetuar Kadareja.

Pllaka u vendos në adresën 63 boulevard Saint-Michel në Paris, vendi ku ai dhe familja e tij jetuan për shumë vite dhe ku autori shkroi disa nga faqet më të bukura të letërsisë së tij.