Ballina Sport Spektakël evropian/ Sonte do të mbyllet faza e ligës në Ligën e...

Spektakël evropian/ Sonte do të mbyllet faza e ligës në Ligën e Kampionëve me një mbrëmje spektakolare futbolli

21
0

Sonte do të mbyllet faza e ligës në Ligën e Kampionëve me një mbrëmje spektakolare futbolli, ku do të zhvillohen plot 18 ndeshje njëkohësisht, të gjitha nga ora 21:00.

Në lojë janë kualifikimi, renditja finale dhe prestigji evropian, ndërsa emocionet pritet të jenë në kulm.

Vëmendja kryesore do të jetë në Lisbonë, ku Benfica pret Real Madridin në një duel me peshë të madhe.

Madrilenët synojnë rezultat pozitiv për ta siguruar një pozicion më të favorshëm në fazën tjetër, ndërsa ekipi portugez e luan shansin e fundit për të mbetur në garë, duke e bërë këtë përballje tejet delikate dhe të paparashikueshme.

Një tjetër ndeshje e fortë do të zhvillohet në Gjermani, ku Borussia Dortmund do të përballet me Interin.

Dy skuadra me histori dhe ambicie evropiane, që pritet të ofrojnë një duel të hapur, intensiv dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në renditje.

Në Itali, Napoli dhe Chelsea do të përballen në një sfidë ku presioni është maksimal për të dyja palët.

Objektivat janë të qarta dhe një hap fals mund të ketë pasoja serioze në vazhdimësinë e garës.